Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nëse kur ushtroni keni probleme me dhimbjen e kokës, rriteni konsumin e ujit. Hidratimi i dobët i trupit është një nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes së kokës, përcjell WomenHealth.
Dhimbja e kokës gjatë ushtrimeve do të duhej të zhdukej, ose të paktën të zbutej, sepse rritet lirimi i endorfinës, rritet qarkullimi i gjakut në tru dhe relaksimi i muskujve.
Prandaj, në qoftë se keni probleme me dhimbje koke gjatë ushtrimeve, sigurisht keni problem me nivelet e sheqerit në gjak, tension në muskujt e gjoksit, qafë dhe supe, apo shtypje të lartë të gjakut.
Është e rëndësishme ta rritni konsumin e ujit gjatë ushtrimeve, por është edhe më e rëndësishme që ta hidratoni mirë trupin para ushtrimeve.
Gjatë ditës, pini 8 deri në 10 gota ujë dhe 1 gotë ujë para ushtrimeve.
Gjithashtu hani diçka, sepse ushtrimet në stomak të zbrazët shkaktojnë një rënie të papritur të nivelit të sheqerit në gjak dhe rrisin rrezikun e dhimbjes së kokës.
Nëse zakonisht keni dhimbje koke, përgatitni muskujt për të ushtruar përpara se të filloni ushtrimet, veçanërisht nëse e kaloni gjithë ditën në pozitë të ulur. Zgjatja dhe nxehja para ushtrimeve do t’ju ndihmojnë shumë në këtë.
Nëse edhe më tej ndieni dhimbje koke gjatë ushtrimeve, gjithsesi konsultohuni me mjekun, sepse është e mundur që vuani prej tensionit të lartë.
Nëse vuani nga tensioni i lartë, ushtrimet mund t’ju ndihmojnë në rregullimin e tij, por do të duhet të merrni edhe disa ilaçe. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)