play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Pse nuk rekomandohet të konsumoni më shumë se një arrë braziliane në ditë

today29/09/2023

Background
share close

Është fakt se shumica e arrave janë jashtëzakonisht të mira për shëndetin. Sidoqoftë, duhet të kufizoni konsumin e arrave braziliane në vetëm një në ditë.

Pse është kështu? Gjegjësisht, arrat braziliane vijnë nga pyjet tropikale të Amazonës, ku përqindja e selenit në tokë është jashtëzakonisht e lartë. Për këtë arsye, ato përmbajnë rreth 400 herë më shumë selen se çdo ushqim tjetër.

Seleni është një element thelbësor që ka një efekt të fortë anti-inflamator dhe antioksidant në trup dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroides. Është treguar se marrja e selenit në formën e një suplementi dietik mund të modifikojë përgjigjen inflamatore dhe imune te pacientët me sëmundje autoimune të tiroides.

Sipas NIH, marrja e tepërt e selenit me kalimin e kohës mund të shkaktojë sa vijon:
Aromë e hudhrës
Nauze
Diarre
Skuqje e lëkurës
Nervozizëm
Shije metalike në gojë
Flokë ose thonj të brishtë
Rënie flokësh ose thonjve
Dhëmbë të çngjyrosur
Probleme me sistemin nervor
Marrja shumë e lartë e selenit mund të shkaktojë probleme të rënda, duke përfshirë vështirësi në frymëmarrje, dridhje, dështim të veshkave, sulme në zemër dhe dështim të zemrës.
Një arrë braziliane përmban mesatarisht 90 mikrogramë selen, që është pothuajse dyfishi i dozës së rekomanduar ditore. Konsumimi i tepërt i arrave braziliane mund të shkaktojë helmim me selen.

Simptomat e hershme të helmimit me selen përfshijnë flokët dhe thonjtë e brishtë dhe rënien e flokëve, ndërsa simptomat neurologjike përfshijnë lodhjen, nervozizmin, paqëndrueshmërinë emocionale dhe parestezinë. Helmimi me doza shumë të larta me selen mund të rezultojë me dështim të zemrës. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%