Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/01/2025
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të bëjë betimin më 20 janar dhe duket se të gjithë “lojtarët e mëdhenj” duan të jenë në anën e tij përpara se kjo të ndodhë.
HP sapo i është bashkuar listës së kompanive të mëdha të teknologjisë që kanë bërë donacione për fondin inaugurues të Trump: shumica e të cilave përbëhen nga shuma të konsiderueshme parash.
Meta – e cila nuk dhuroi për inaugurimin e presidentit Biden – sapo ka vendosur të heqë programin kontestues të kontrollit të fakteve në Facebook dhe platforma të tjera.
Kompania në vend të kësaj do të kalojë në një model të stilit të Community Notes të frymëzuar nga X, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ky vendim është pritur gjerësisht edhe teksa shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, duket se po mban marrëdhënie të mira me presidentin e ardhshëm.
Bëhet e ditur se Apple dhuroi 43,200 dollarë për inaugurimin e presidentit Biden, por i ka dhënë një milion dollarë Trumpit.
CEO Tim Cook ka pasur gjithashtu bisedime me Trumpin: me sa duket për vështirësitë me të cilat përballet Apple kur kryen biznes në BE.
Amazon i kishte dhënë fondit inaugurues të Bidenit 276,000 dollarë, por gjithashtu i dha Trumpit një milion dollarë.
Kompani të tjera të teknologjisë që kanë dhuruar shumë për fondin inaugurues të Trumpit përfshijnë: Microsoft, Google dhe OpenAl.
Pse kjo mbështetje dërrmuese?
Ndoshta shkaku i kërcënimit me tarifa të Trumpit. Këto tarifa kanë potencialin të vështirësojnë biznesin për të gjitha kompanitë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)