play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Pse bebet i fërkojnë sytë?

today06/03/2024

Background
share close

Me siguri tashmë keni mësuar që duke fërkuar sytë bebja thotë që është “e gatshme” për gjumë. Mirëpo, a keni pyetur përse bën ashtu?

Ekspertët thonë që ky reaksion është pasojë e lodhjes, sepse lodhet çdo pjesë e trupit të bebes, andaj edhe sytë.

Për të zvogëluar tendosjen në muskujt e syve, ajo pa vetëdije fillon t’i prekë kapakët e syve dhe t’i fërkojë, kështu që të rriturit përpiqen që me masazh t’i ndihmojnë vetes kurdo që diçka u dhemb.

Shumica e prindërve atëherë ua largojnë duart, duke u frikësuar se do të lëndohen, mirëpo pediatrit thonë që kjo gjë është gabim, derisa fërkimi nuk është i vrazhdë dhe nuk zgjat shumë, transmeton Telegrafi.

Në vend që t’i çorientojnë në këtë, nënat dhe baballarët do të duhej që këtë ta “lexonin” si apel për të shkuar në shtrat.

Nëse megjithatë bebja nuk do të flejë, mund të thotë që me fërkimin e syve dërgon sinjal që diçka tjetër e pengon.

Është e mundshme që i ka hyrë pluhur apo ndonjë gjë tjetër, prandaj do të duhej të verifikohej, në mënyrë që me fërkim të mos e komplikojë edhe më tepër situatën.

Mbase edhe “proteston” edhe për shkak të ajrit të thatë në dhomë, i cili ia thanë kanalet e syve.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%