Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Punëtorët e Lotarisë së Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës. Kërkesë e tyre është nxjerrja e Ligjit për Lotarinë e Kosovës, si dhe pagesën e pagave për gati 3 vite.
Shkumbim Goqi, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës tha se 60 punëtorë kanë mbetur në mëshirën e Zotit pasi nuk kanë kurrfarë të ardhurash.
“Ne edhe sot sikur herëve të tjera jemi detyruar me dal që me i kërku të drejtat tona qe mendojmë që na takojmë. Është miratimi i ligjit që me fillu punën sa më shpejtë. Dhe përmbushja e obligimeve që ka Qeveria ndaj punëtorëve sa i përket pagave”, tha ai.
“Janë përafërsisht 60 punëtorë, të cilët qe më shumë se dy vite nuk kanë kurrfarë të ardhura dhe kanë mbetur në mëshirën e Zotit. Gjithmonë po ka takime dhe premtime. Dhe ato premtime në fund po shteren dhe po detyrohemi dhe prapë po detyrohemi me dalë më rrugë. Ne po mundohemi qe në bazë të ligjit me i zgjidh çështjet e tona”, tha ai./EO/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)