Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë sot janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak se nuk janë paguar që tre muaj.
Me disa nga parullat “Ju të gjithë krenoheni me menaxhim të pandemisë, ne ishim arsyeja e saj”, “Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishte në ora 17:00”, “Rrezikova familjen time për të shpëtuar familjen tënde dhe ja si u shpërbleva”, infermierët paraqitën ankesat e tyre para Ministrisë së Shëndetësisë.
Ajo tha se do të qëndrojnë deri në orën 10:00 dhe nëse nuk marrin ndonjë përgjigje atëherë do të vazhdojnë sërish me protesta.
“Qëllimi i protestës është për mosekzekutimin e pagave dhe asnjëherë pa një përgjigje zyrtare. Përveç dje kemi zhvillu një takim më Kujtim Salihun dhe krejt çka na ka thënë është që ka optimizëm. 1.304 jemi momentalisht, ka mjek, ndihmës mjek, infermierë, etj. Deri në orën 10:00 besoj që do të marrim përgjigje, nëse jo atëherë vazhdojmë”, tha Uka.
Ndërsa përfaqësuesi i Sindikatës së Infermierëve, tha se i mbështesin infermierët në këtë protestë.
“Me kohë Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka reaguar që pagat e stafit mbështetës të kryhen. Ekziston dhe kontrata e punës, pasi edhe sistemi jonë shëndetësor ka nevojë për ta. Kemi kërkuar nga Ministria që këta profesionist të mos largohen nga puna por të qëndrojnë. Kërkesat e profesionistëve janë të arsyeshme, si sindikatë ne i mbështesim kërkesat e tyre edhe pse nuk jemi organizator të kësaj proteste”, ka thënë përfaqësuesi i Sindikatës së Infermierëve. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)