play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Prokuroria ngrit aktakuza kundër pesë personave për kanosje ndaj dy gazetarëve

today04/05/2022

Background
share close

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur dy aktakuza kundër pesë personave për lëndim të lehtë trupor e kanosje ndaj dy gazetarëve.

Siç bëhet e ditur në njoftim, njëra aktakuzë është ngritur kundër të pandehurit L.K., pasi i njëjti, më 28.09.2020, në Veternik, konkretisht në pompën e derivateve “Shell”, pas një fjalosje me të dëmtuarin-gazetarin F.Ç., e ka sulmuar fizikisht atë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.K., pasi i njëjti, më 28.09.2020, në Veternik, konkretisht në pompën e derivateve “Shell”, pas një fjalosje me të dëmtuarin-gazetarin F.Ç., lidhur me një hulumtim për licencën e kompanisë, i pandehuri me dashje që t’i shkaktojë lëndime trupore të dëmtuarit e ka sulmuar fizikisht, me çka i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, andaj aktakuza është proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë, në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, sipas aktakuzës së dytë, të pandehurit B.H., K.R., A.G. dhe A.H., më 14.12.2021, e kanë kanosur seriozisht të dëmtuarin-gazetarin V.K., përmes komenteve të ndryshme në rrjetet sociale, me këtë të pandehurit veç e veç kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila iu vihet në barrë”, thuhet tutje në njoftim.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%