play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Projektligji për Paga pritet të miratohet në Qeveri muajin e ardhshëm

today29/03/2022

Background
share close

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte deklaruar se Projektligji për Paga për sektorin publik do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.

Mirëpo, një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë muajit prill.

Zëdhënësi i Ekzekutivit, Përparim Kryeziu ka bërë me dije se ky projektligj ndodhet në fazën përfundimtare të draftimit.

Në një përgjigje për Indeksonline, ai ka thënë se miratimi i tij në qeveri pritet të bëhet gjatë muajit të ardhshëm, meqë sipas tij, përmirësimi sistematik i shumë parregullsive po kërkon pak më shumë kohë.

“Konsultimet publike do të fillojnë gjatë këtij muaji ku do të jenë të ftuara të gjitha sindikatat, mediat dhe shoqëria civile, me qëllimin që të njëjtat të na shërbejnë të gjithëve për sqarime të detajshme por edhe argumentim të thellë e të drejtë të projektligjit. Ndërkaq miratimi i tij në qeveri pritet të bëhet gjatë muajit të ardhshëm, meqë përmirësimi i sistematik i shumë parregullsive po kërkon pak më shumë kohë. Pas miratimin në Qeveri, projektligji do të respektojë rrjedhën procedurale deri në miratimin e tij në Kuvend”, ka thënë Kryeziu.

Në anën tjetër, sindikatat, por edhe partitë opozitare kanë bërë thirrje që sa me shpejtë ky projektligj të procedohet në Kuvend për miratim.

Më herët ka qarkulluar një draft i këtij projektligji në publik, i cili pati nxitur reagime të shumta, veçanërisht të SBASHK-ut.

Kujtojmë se Ligjin për Paga të miratuar në qeverinë e Haradinajt e pati rrëzuar Gjykata Kushtetuese.

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%