Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/10/2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paralajmëruar se Projektkodi Civil shumë shpejt do të procedohet për votim në Kuvend.
Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë u shpreh optimiste për miratimin e tij.
“Projektkodin Civil shumë shpejt do ta procedojmë në Kuvend, dhe kësaj radhe do të kaloj në Kuvend sepse është një dokument i rëndësishëm”, ka thënë Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
Por, disa nga deputetët e VV-së, që kanë votuar kundër këtij Projektkodi, vazhdojnë të mos ndryshojnë qëndrimet e tyre.
Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net thotë se vota e tij do të mbetet e pandryshueshme, nëse përmbajtja vazhdon me qenë e njëjtë, siç ka qenë.
“Nuk kam ndryshuar qëndrim, por varet qysh vjen Kodi. Nëse ka përmbajtjen e njëjtë, vota është e njëjtë”, tha Rrahmani.
Edhe deputetja tjetër nga radhët e VV-së, Labinotë Demi Murtezi ka dhënë sinjale se nuk do ta votojë nëse Projektkodi nuk vjen me ndryshime.
“Nuk e kam parë dokumentin me ndryshime. Nuk mund të flas pa e parë”, tha shkurt Demi Murtezi.
Në mars të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk e kaloi në lexim të parë Projektkodin Civil.
Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)