play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Projekti i dështuar “Kosova e Re”, Qeveria miraton pagesën prej 21 milionë eurove si dëmshpërblim ndaj “ContourGlobal”

today10/07/2024

Background
share close

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar pagesën prej 21 milionë eurove si dëmshpërblim ndaj kompanisë “ContourGlobal”.

Kryeministri Albin Kurti tha se ndarja e këtyre mjeteve vie pasi që “ContourGlobal” ka fituar ndaj Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Abritrazhit.

“Siç e kemi thënë vite më parë ashtu edhe rezultoi. Ky projekt as që ka qenë i ideuar të realizohet e as nuk ka qenë përmbajtje e dobishme për vendin tonë. Ndërprerja e qeverisjes tonë në paraverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese la zbrazësi për të trajtuar këtë çështje dhe për tu siguruar që Kosova mos të kishte pasoja të tilla”, tha Kurti.

Kurti shtoi se siç kanë ndodhur ngjarjet, krijohet bindja se asnjëherë ky projekt nuk ka pasur plan ta gjejë financimin e duhur por është mjaftuar me idenë e një Arbitrazhi të mundshëm që t’ia merr paratë Kosovës.

“Me gjitha pasojat është shumë më mirë që i njëjti nuk është realizuar sepse një mbrapshti e tillë nuk ka vazhduar por ka përfunduar”, tha Kurti.

E ministri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se vlera e shumës që Kosova do t’i paguajë “ContourGlobal”-it do të jetë 21 milionë e 70 mijë e 583 euro.

Murati shtoi se qeveria Haradinaj kishte nënshkruar këtë marrëveshje pavarësisht paralajmërimeve nga opozita e shoqëria civile se një kontratë e tillë nuk duhej të nënshkruhej

Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017 pati arritur marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global”, për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavat.

Termocentrali “Kosova e Re” ishte paraparë të fillojë së ndërtuari në vitin 2020, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023 dhe ndërtimi i tij do të kushtonte 1.3 miliard euro. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%