Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today24/05/2022
Prishtina është e stërmbushur nga kontejnerë me mbeturina. Kjo pasi deponia për mbeturina në këtë komunë është mbyllur për një ditë, ndaj kompania pastrimi nuk ka bërë grumbullimin e mbeturinave me arsyetimin se nuk ka ku t’i zbrazë kamionët.
E Komuna e Prishtinës përmes një komunikate për media të martën, ka thënë se janë të vetëdijshëm për situatën jo të këndshme të shkaktuar.
Por, sipas tyre, ndërmarrja “Pastrimi” tani është në terren me të gjitha kapacitetet e saj dhe se pas orës 16:00 qendra do të pastrohet në tërësi.
“Për arsye të obligimeve të NP “Pastrimi” ndaj deponisë, kjo e fundit është bllokuar për një ditë dhe ka rezultuar në krijimin e gjendjes së tillë. Mirëpo, NP “Pastrimi” është tani në terren me gjithë kapacitetin e saj dhe besojmë se deri pas orës 16:00, qendra do të pastrohet në tërësi. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ndryshe, edhe nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, të martën ka kërkuar ndjesë për stërmbushjen e kryeqytetit me mbeturina.
“Kërkojmë falje për këtë gjendje! Kompania për menaxhimin e deponive nuk po e lejon Kompaninë ‘Pastrimi’ të bëj zbrazjen e mbeturinave, për shkak të borxhit që kjo e fundit i ka të parës! Jemi duke e zhbllokuar këtë situatë, në mënyrë që të vazhdojmë me grumbullim të mbeturinave”, ka shkruar ai në Twitter.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)