Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today12/09/2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka prezentuar një raport me gjetjet e inspektoratit të kësaj ministrie për rastin e vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari. Sipas Haxhiut, ky raport lë dyshime të mëdha për manipulim të provave dhe deklaratave të akterëve të përfshirë në këtë rast, të cilin ka thënë se do ta dërgojë në prokurori.
Gjatë konferencës, ministrja Haxhiu tha se familja e Astrit Deharit ka kërkuar që ta ndërrojnë prokurorin e rastit për shkak të “neglizhencës e mosveprimit nga ana e prokurorit”.
“Prej asaj çka ne kemi informacione, mendoj që këtë rast ta marrin më shumë persona, pra të jetë një ekip që do të analizojë çdo rrethanë. MD do të jetë pranë institucioneve për gjithçka që ata kërkojnë”, tha ajo.
Ajo ka thënë se për këtë rast duhet të veprojë prokuroria.
“Deri më tani asnjëherë ska pas një rast që prokuroria ka kërkuar dokumentacion, prandaj prokuroria duhet të veprojë që të zbardhë rrethanat”, ka thënë ajo.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)