play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Princi William e quan Kate Middletonin grua dhe nënë të jashtëzakonshme

today09/01/2025

Background
share close

Princi William ka ndarë një urim të veçantë dhe shumë personal për gruan e tij, Catherine, princeshën e Uellsit, në ditëlindjen e saj të 43-të, duke e lavdëruar atë si grua e nënë të jashtëzakonshme.

Female First ka shkruar se urimi u shpërnda në llogarinë e përbashkët të çiftit në rrjetin social Instagram, ku William e falënderoi atë për forcën dhe qëndrueshmërinë e treguar gjatë një viti të vështirë, që përfshinte edhe trajtimin me kimioterapi pas një operimi abdominal.

“Për gruan dhe nënën më të jashtëzakonshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Të duam. W.”, ka shkruar William.

Po ashtu, babai i William-it, mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla, dhanë urimin e tyre publik për Catherine-n.

Ata kanë ndarë një fotografi të princeshës të bërë gjatë Krishtlindjeve, duke i uruar një ditëlindje të lumtur.

Catherine, e cila gjatë Krishtlindjeve ka folur për vitin e vështirë që kaloi, ka pranuar se viti 2024 ishte sfidues për të.

Princesha, ndërkohë që ishte në një ngjarje feste në kishë e po bisedonte me këngëtaren Paloma Faith, tregoi se ka pasur shumë vështirësi në balancimin e jetës si nënë dhe luftën për shëndetin e saj.

Ajo pati shprehur falënderimin e saj për përfundimin e kimioterapisë, duke theksuar se qëllimi i saj tani ishte të “qëndrojë pa kancer”.

“Kjo periudhë më ka bërë të reflektoj dhe të jem mirënjohëse për gjërat e thjeshta në jetë, të cilat shpesh i marrim si të mirëqena. Të dua dhe të më duan është ajo që ka më shumë rëndësi”, ka thënë princesha.

Në përfundim, Catherine ka theksuar se, megjithëse kimioterapia ka përfunduar, procesi i shërimit dhe rikuperimit do të vazhdojë dhe se ajo dëshiron ta përjetojë çdo ditë ashtu siç vjen.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%