Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/06/2022
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkrimet e fundit të publikuara në media ku flitet për afera të ndryshme korruptive në institucione të ndryshme.
Kështu është thënë në një njoftim për media të lëshuar nga Prokuroria.
“Fjala është për një ‘Memorandum Bashkëpunimi’, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove”, ka thënë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Pas kësaj ka reaguar ministrja Donika Gërvalla e cila ka hedhur poshtë pretendimet e PDK-së.
“Sqarim për opinionin publik, Ministria e Zhvillimit Rajonal ka një Memorandum të bashkëpunimit me Caritasin Zviceran Organizatë Ndërkombëtare e regjistruar në Kosovë, Caritasi Zviceran është anëtar i rrjetit ndërkombëtar të Caritas. Ai përbëhet nga 165 organizata në mbarë botën, përveç kësaj, organizatat e Caritas-it evropian janë bashkuar në Bruksel për të formuar Caritas Europe”, thuhej në komunikatën për media.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)