play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Presidentja Osmani: Kosova u bë anëtare e FIFA-s falë Infantinos dhe Vokrrit

today30/09/2022

Background
share close
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Osmani ka thënë se Kosova u bë anëtare e FIFA-s falë Infantinos dhe ikonës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Sporti i bashkon njerëzit e shtetet, por edhe eliminon dallimet! Sot pata kënaqësinë ta mirëpres në takim, presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, të cilin e falënderova për mbështetjen ndaj sportit të Kosovës. Në fillim të mandatit të z.Infantino, Kosova u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s me një kontribut të jashtëzakonshëm të tij si dhe me punën e palodhshme të ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri. Sot sporti kosovar kudo në botë ka paraqitje dinjitoze. Presim mbështetje të mëtejme nga FIFA që sportistëve tanë t’u sigurohet infrastrukturë më e mirë, e ata të shkëlqejnë duke treguar potencialin e vërtetë të Kosovës”, ka shkruar Osmani në profilin e vet në “Facebook”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *