Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today14/09/2023
E para e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme t’i mbajë zgjedhjet në katër komunat veriore, por sipas saj problemi qëndron tek serbët që jetojnë atje, pasi siç tha ajo ata po frikësohen nga njerëzit që paguhen e nxiten nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Këto deklarata ajo i bëri në një intervistë për “Politico”, ndërsa shtoi se serbëve lokalë atje po u bëhet presion që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.
“Jemi të gatshëm të mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Serbia. Atyre u bëhet presion të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne ende nuk po shohim lëvizje ku Vuçiqi do të ndalojë së ndërhyri në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha Osmani, raporton Reporteri.
Ajo shpreson që komuniteti ndërkombëtarë të mos lejojë sërish Vuçiqin të bëjë presion, ndërsa shtoi se serbët lokalë nuk i bojkotuan zgjedhjet në mënyrë vullnetare.
“Neve na duhet garancë për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Adresa për presion është Beogradi, jo Kosova”, shtoi ajo.
Osmani gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE, e sipas saj kjo e fundit duhet t’i përshpejtojë punët.
“Mbi 93 për qind të popullatës sonë janë pro rrugës së integrimit në BE. Por, nuk është vetëm kjo, ne besojmë se është rruga e vetme që sjellë prosperitet, zhvillim ekonomik, dhe paqe të qëndrueshme e stabilitet. Dhe për një rajon që ka kaluar aq shumë në të kaluarën, sigurimi i paqes, që më pas hap rrugët e prosperitetit, është esencial”, tha Osmani.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)