Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fillim të javës së ardhshme do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marr pjesë në varrimin e mikes së madhe të shqiptarëve, ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Gjatë qëndrimi atje pritet që Osmani të ketë edhe disa takime të tjera.
Lajmin për Radio Club FM e ka konfirmuar këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani do të udhëtoj për SHBA në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të Sekretares Albright, me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera”, tha Kupina për Club FM.
Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur më 23 mars në moshën 84-vjeçare.
Ajo vlerësohet për ndikimin e madh për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe botën për krimet që po kryheshin në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe. /Club FM/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)