Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/06/2022
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Pejë.
Nga Peja, presidentja për herë të parë ka folur për çështjen e shumëpërfolur javëve të fundit, mundësinë për tërheqjen e parave nga Trusti.
“Sa i përket Trustit ky është vendim i Kuvendit të Kosovës, dhe dua t’i inkurajoj deputetët që të marrin një vendim i cili e mbron interesin afatgjatë të qytetarëve dhe në momentin që ata e marrin vendimin që në formë Ligji nëse kalon do të vie te unë në Presidencë për shqyrtim”, ka thënë Osmani.
Sipas propozimit të Partisë Demokratike të Kosovës, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale, duhet ta kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)