Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti i Tours, Jean-Marc Etorri ka thënë se nuk është i befasuar nga skandali që ka shpërthyer në familjen Pogba.
Mathias Pogba, është duke e akuzuar vëllain e tij, Paulin se që kur bëri famë nuk është përkujdesur për ta, ndërsa ka bërë magji që të mos lëndohet dhe ka kërkuar të njëjtën gjë kundër Kylian Mbappes.
Etorri bëri të ditur se kur e transferoi Matthiasin te Tours, familja e tij i gllabëroi klubit 80 mijë euro jashtë marrëveshjes që kishin arritur.
“Yeo Moriba, nëna e vëllezërve Pogba, është liderja e bandës, ajo drejton gjithçka, e vetmja që thotë po dhe që thotë jo”, ka thënë presidenti i klubit francez.
“E kujtoj ditën kur kemi arritur marrëveshje me Mathias (Pogba) dhe gjithçka ishte e përfunduar. Por, të nesërmen ata na kërkuar 80 milionë euro (si pjesë haraçi) ose do të anulohej gjithçka”.
“Ai ishte në atë kohë pa klub dhe ne nuk duhej të paguanim asgjë, përveç pagës që ishim marrë vesh. U detyruam të paguajmë edhe atë shumë, duke nënkuptuar se ishim në nxitim të transferimit të lojtarëve, pasi ishin ditët e fundit të afatit kalimtar”, ka shtuar më tej Etorri.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)