“U diskutuan elementet e kornizës themelore të marrëveshjes Kosovë-Serbi”, Qeveria jep detaje nga takimi Kurti-Lajçak
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti këtë të martë në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Pas takimit, Qeveria e Kosovës njoftoi se tema kryesore ishin mbarëvajtja dhe dinamizimi i procesit të dialogut me Serbinë, elementet e kornizës themelore të marrëveshjes, zhvillimet e fundit në Kosovë e çështje tjera aktuale. “Kryeministri Kurti e falënderoi z. Lajçak për angazhimin e tij në dialog, […]