play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 98 of 272

Background

Aktualitet

BE vlerëson Kosovën për qëndrimet ndaj Ukrainës, kërkon të mbyllet sa më shpejt çështja vizave

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe situata në vendet e përfshira në këtë proces, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, janë tema kryesore e takimit të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së, që mbahet të martën në Bruksel. Në këtë takim, ministrat e bllokut kanë miratuar disa konkluza për përparimin e vendeve në procesin e zgjerimit. Sipas tekstit ministrat kanë përshëndetur përparimin që ka bërë Kosova në procesin e […]

today13/12/2022

Aktualitet

REL: BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën. Radio Evropa e Lirë ka mësuar se ministrat që janë përgjegjës për çështje evropiane, gjatë takimit, që ende po vazhdon, veçse kanë miratuar konkluzionet ku thuhet se Bosnjë e Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian”. Ky vendim i ministrave do të konfirmohet nga krerët […]

today13/12/2022

Aktualitet

Kurti: Këtë javë aplikojmë për statusin e vendit kandidat, sepse vendi i Kosovës natyrshëm është aty

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që po mbahet sot ka folur për vendimin e Kosovës që këtë javë të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkim Evropian. Kurti ka thënë se ka ardhur koha për nga pozita e statusit potencial për kandidat të kalohet në statusin e vendit kandidat duke vendosur kështu raporte të reja me Bashkimin Evropian. “Ka ardhur koha që statusin […]

today13/12/2022

Aktualitet

Haradinaj përfundon takimin me Escobar e Hovenier, tregon çka bisedoi me ta

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përfunduar takimin me të dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Ambasadorin e ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Haradinaj ka thënë se të dy zyrtarët amerikanë janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në veri dhe se kërkesa e tyre është që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në […]

today13/12/2022

Aktualitet

REL: Këshilltari special amerikan anulon vizitën në Kosovë

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, merr vesh Radio Evropa e Lirë. Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike. Nuk është e qartë nëse Chollet do të realizojë pjesën tjetër […]

today12/12/2022

Aktualitet

Vuçiq: Serbia më 15 dhjetor dërgon kërkesën për vendosjen e trupave në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1 mijë forca të sigurisë në Kosovë. Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Me këtë paralajmërim, ai […]

today12/12/2022

Aktualitet

Von Cramon: Pres largimin e barrikadave në veri, deklarimet për ushtrinë serbe janë të papranueshme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Ajo përmes një postimi në Twitter ka shkruar se kërkesa e Serbisë për kthim të ushtarëve dhe sulmet ndaj EULEX-it, janë krejtësisht të papranueshme. Von Cramon ka theksuar se rivendosja e paqes në veri, duhet të jetë prioritet. “Rivendosja e paqes dhe stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sulmet ndaj […]

today12/12/2022

Aktualitet

Presidentja Osmani takohet sot me emisarin Escobar

Tashmë është konfirmuar takimi i presidentes Osmani me emisarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidencës. Ky takim do të nisë në orën 14:30, ndërsa mediat lejohet të marrin pamje në fillim të takimit. “Në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu pret në takim  zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan […]

today12/12/2022

Aktualitet

Kryeministri Albin Kurti sot pret në takim emisarin Gabriel Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Sipas ZKM-së, takimi do të mbahet në orën 16:30 në ndërtesën e Qeverisë. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim. Ndërsa sipas raportimeve, Escobar pritet të takohet edhe me presidenten Osmani.

today12/12/2022