play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2383 Results / Page 8 of 265

Background

Aktualitet

Abdixhiku kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm. Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku gjatë fjalimit të tij tha se Kosova po qëndron në një udhëkryq kritik, ku të gjitha shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshorën e fateve të popullistëve. I pari i LDK-së, kritikoi edhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje për gjatë tri vite e gjysmë, që sipas tij është dështim spektakular. Dhe […]

today28/05/2024

Aktualitet

Osmani: NATO është fati i Kosovës, do të vazhdojmë përpjekjet që ta avancojmë rrugën drejt anëtarësimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s për avancimin e statusit të Kosovës në këtë organizatë, ka falënderuar të gjithë anëtarët që kanë votuar pro. Ajo ka thënë se ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më proNATO në gjithë botën. “NATO është fati i Kosovës, dhe ky vendim do të garantojë se do të dëgjohet zëri i popullit më […]

today27/05/2024

Aktualitet

Protesta në Serbi nesër, qytetarët e Kosovës udhëzohen t’i shmangin pikat kufitare me Serbinë

Qytetarët që kanë planifikuar të kalojnë përmes kalimeve kufitare me Serbinë janë udhëzuar që të shtunën t’i shmangin. Qendra për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se më 25 maj janë paralajmëruar protesta dhe për këtë mund të shkaktohen vonesa a vështirësi në qarkullim. “Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimeve Kufitare me SRB, se në pjesën e SRB, për nesër, datë 25 Maj 2024, janë paralajmëruar […]

today24/05/2024

Aktualitet

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë. Për rezolutën kanë votuar 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan. Përmes rezolutës, 11 korriku do të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta ishte sponsorizuar nga tridhjetë vende ndërsa propozuesit zyrtar ishin Gjermania dhe Ruanda. “Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e […]

today23/05/2024

Aktualitet

Krasniqi u dërgon letër Kurtit, Abdixhikut e Haradinajt, ua propozon datat për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u ka dërguar sot nga një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje njëkohësisht kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj. Në këtë letër, Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin e PDK-së për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe ua ka propozuar datat për zgjedhje, 30 […]

today24/05/2024

Aktualitet

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës “Banka Postare Kursimore”

Një aksion në Mitrovicë të Veriut është zhvilluar nga Policia e Kosovës këtë të hënë. Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Telegrafin se aksioni është mbajtur nën dyshimin që disa biznese po zhvillojnë veprimtari të kundërligjshme. Ky aksion sipas Elshanit po zhvillohet bashkë me ATK-në dhe me autorizim të prokurorit. “Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese të cilat ushtrojnë veprimtari të […]

today20/05/2024

Aktualitet

Klaudio Findiku, kandidat për këshilltar në Komunën e Fossalta di Piave në Venezia

Klaudio Findiku është duke e sfiduar vetën në sferën politike, përkatësisht për pozitën e këshilltarit në Komunën Fossalta di Piave në Venezia, shkruan KultPlus. Me prejardhje nga Durrësi, Findiku ka dhënë një kontribut të madh në fushën e kulturës në Itali, duke qenë drejtues i shoqatave vullnetare kulturore në Itali. Findiku ka bërë të ditur se është president dhe krijues i çmimit ndërkombëtar “AQUILA D’ORO” shqiponja e artë. “Ajo që […]

today17/05/2024

Aktualitet

Hasani për Këshillin e Evropës: Kosova humbi mundësi historike

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka thënë se Kosovës ka humbur mundësi historike që nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës të premten [sot], por ka porositur Qeverinë që të angazhohet për të përmbushur zotimet që i ka dhënë. Hasani ka thënë se krahas përpjekjeve për të përmbushur zotimet, Qeveria duhet edhe të angazhohet që në të ardhmen e afërt të mbahet […]

today17/05/2024

Aktualitet

Presidenca: Letra e Qeverisë së Kosovës dërguar në KIE, nuk është konsultuar dhe dakorduar me Presidenten Osmani

Nga Presidenca e Kosovës kanë deklaruar se veprimi i bërë nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku është dërguar një letër rreth draft-statutit të Asociacionit dhe çështjes së Këshillit të Evropës, nuk është konstultuar e as dakorduar me presideten Vjosa Osmani. Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina tha për Radio CLUB FM se Osmani po vazhdon takimet duke bërë përpjekje që shtetet […]

today16/05/2024

0%