play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 270 of 272

Background

Politikë

Kurti: Pagën minimale do ta bëjmë 264 euro

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se pagën minimale nga 170 euro sa është tani, tash e një dekadë duan ta bëjnë 264 euro, por për këtë duhet të pajtohen në Këshillin Ekonomiko-Social. Kurti këto komente i bëri gjatë vizitës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, të cilën e vizitoi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down. Kryeministri tha se duan ta ngrisin pagën minimale […]

today21/03/2022

Politikë

Osmani: Marrëdhëniet me SHBA-të janë ekzistenciale dhe strategjike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e përkushtuar të intensifikojë edhe me tej marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto komente presidentja Osmani, i bëri pas takimit që pati të premten me një delegacion amerikan i kryesuar nga Elizabeth Sherwood-Randall, asistente e presidentit të SHBA-së për Siguri Kombëtare. “Jam krenare për intensifikimin e bashkëpunimit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi të vendosur për […]

today18/03/2022

Politikë

DASH: Kosova të mos devijojë nga plani i tranzicionit të FSK-së

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, por kërkesat për anëtarësim janë komplekse dhe kërkojnë një qasje afatgjate dhe të kujdesshme, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit. “Kosova mund ta dëshmojë më së miri gatishmërinë e saj për përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në NATO, duke vazhduar zbatimin aktiv të planit 10-vjeçar të tranzicionit [të Forcave të Sigurisë së Kosovës] dhe duke mos devijuar […]

today21/03/2022

Aktualitet

Kancelari austriak: Është e rëndësishme që ta përshpejtojmë anëtarësimin e Kosovës në BE

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti ka diskutuar se si mund ta përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian. “Është e rëndësishme që Austria të jetë edhe më tej urë lidhëse për BE-në. Kemi zhvilluar biseda të mira se si mund ta përshpejtojmë procesin, prandaj do të jetë e rëndësishme që edhe Republika Federale e Gjermanisë ta përfshijmë sepse edhe ata […]

today18/03/2022

Aktualitet

Një delegacion nga Shtëpia e Bardhë viziton nesër Kosovën

​Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë nesër në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë. Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, takimi do të fillojë në orën 15:00. Ndërsa në orën 16:10, presidentja Osmani do të presë në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. Fillimisht Osmani do ta presë Nehammerin në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas […]

today17/03/2022

Aktualitet

Osmani takoi komandantin e KFOR-it, bisedojnë për agresionin rus në Ukrainë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári, me të cilin diskutoi çështjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Në njoftimin nga Presidenca thuhet se Osmani shprehu mirënjohje për punën e KFOR-it dhe kontributin e tyre për paqe dhe siguri. Ne anën tjetër, komandanti Kajári ritheksoi përkushtimin e trupave […]

today17/03/2022

Aktualitet

Osmani dekoron kontingjentin ukrainas të KFOR-it me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake kontingjentin ukrainas të KFOR-it në Kosovë. Dekorimi i është dhënë për kontributin për më shumë se dy dekada për paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Osmani përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se medalja e sotme është mirënjohje ndaj 1400 grave e burrave të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët shërbyen në Kosovë që nga viti […]

today16/03/2022

Aktualitet

Miratohet në parim Projektligji për Qeverinë

Me 71 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar në parim Projektligji për Qeverinë. Pozitë e opozitë e kanë përkrahur këtë projektligj, mirëpo partitë që nuk janë në pushtet kanë deklaruar se do të duhet të ndërhyjnë në disa pika për lexim të dytë. Kryeministri Albin Kurti tha se Ligji për Qeverinë, të duhej të parashihte edhe numrin e ministrive dhe normativën e përcaktuar në këtë aspekt. “Nevoja […]

today16/03/2022

Aktualitet

Mandl mbështet thirrjen e kongresistit amerikan për pesë vendet e BE-së që ta njohin Kosovën

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka përshëndetur deklaratën e kongresistit amerikan Ritchie Torres, i cili së fundmi u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur. Mandl duke rishpërndarë deklaratën e Torres në Twitter, ka shkruar se “jemi së bashku në këtë”. “Është në emër të këtij brezi dhe brezave që do të vijnë, për dinjitet, liri, jetesë të mirëfilltë, paqe, demokraci […]

today16/03/2022