play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 269 of 272

Background

Aktualitet

Kurti: Ne nuk suspendojmë gjyqtarë, ndoshta këtë e bën Vuçiqi në Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngrirjes së pozitave të zyrtarëve dhe gjyqtarëve serbë në institucionet e Kosovës, në shenjë pakënaqësie me suspendimin nga puna të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se as nuk është kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, teksa shtoi se gjyqësori në vend është i pavarur nga qeveria. “Unë nuk jam […]

today25/03/2022

Aktualitet

Edi Rama takon Lumir Abdixhikun, e quan kryetar reformator

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook foto nga takimi me të parin e LDK-së, ku edhe i ka shprehur mbresat e tij. “Me kënaqësi zhvilluam sot një bashkëbisedim shumë të hapur e miqësor me kryetarin reformator të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe delegacionin nga Prishtina”, ka shkruar Rama.

today25/03/2022

Aktualitet

Largohet nga Kosova grupi i fundit i afganëve

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se grupi i fundit i refugjatëve afganë është larguar nga Kosova sot, shkruan Gazeta Express. Sipas Sveçlës, Qeveria dhe Ministria që ai drejton morën përsipër këtë proces pa asnjë dilemë dhe me përgjegjësi të lartë. “Sot përcollëm nga Kosova grupin e fundit të qytetarëve afganë të cilët ishin të akomoduar në kampin “Bechtel” në Ferizaj. Si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si […]

today25/03/2022

Aktualitet

SHBA: Ishte e domosdoshme për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik nga Millosheviq në Kosovë

Njëzet e tre vjet më parë, NATO nisi operacionin Forcat Aleate për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan. Kjo ndërhyrje erdhi vetëm pasi kishte shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund një fushate brutale të spastrimit etnik të mbështetur nga regjimi i Millosheviqit. Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka kujtuar nisjen e bombardimeve kundër Serbisë. Në një shkrim në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se përdorimi i […]

today24/03/2022

Aktualitet

Mori pjesë në takim me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës. Vendimi u bë i ditur përmes një komunikate nga KGJK. Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së […]

today24/03/2022

Aktualitet

Presidenti kroat në samitin në Bruksel propozon që Kosova të anëtarësohet në NATO

Presidenti Kroacisë, Zoran Milanoviq ka marrë pjesë sot në samitin e NATO-s të mbajtur në Bruksel. Gjatë fjalës së tij, presidenti kroat ka propozuar që Kosova të integrohet në Aleancën Veriatlantike, duke shtuar se kështu mund të bëhet shtet i plotë. “Katër vendet anëtare të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën. Unë propozova që Kosova të integrohet dhe më në fund të bëhet një shtet i plotë”, tha Milanoviq, […]

today24/03/2022

Aktualitet

Lajçak: Kurti dhe Vuçiq do të takohen kur të pajtohen për diçka

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se për takimin e tretë midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, duhet atmosferë konstruktive dhe paqësore. Ai theksoi se procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka ngecur, por “po zhvillohet kryesisht në nivelin e kryenegociatorëve”. Sipas tij, takimet e kryenegociatroëve po bëhen për të përgatitur takimin e tretë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit […]

today23/03/2022

Aktualitet

Refuzimi i propozimit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, reagojnë vendet e QUINT-it me deklaratë të përbashkët

Vendet e QUINT-it kanë reaguar sot lidhur me refuzimin e  Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, duke thënë se Kosova është ajo që vendos, por thonë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Kështu thuhet në deklaratën e përbashkët të vendeve të QUINT-it, gjegjësisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë […]

today23/03/2022

Politikë

Kuvendi të enjten mban seancë për shënimin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të enjten më 24 mars të mbahen dy seanca. Kështu bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, Seanca e parë do të jetë për përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve të forcave serbe në vitin 1999, ndërkohë seanca e dytë është e rregullt dhe nis në orën 15:00. […]

today21/03/2022