play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 26 of 272

Background

Aktualitet

Gjykata e anuloi vendimin për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Qeveria ushtron ankesë ndaj Themelores

Qeveria e Kosovës ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit me të cilin është aprovuar në tërësi kërkesëpadia e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës, ndërsa është anuluar si i kundërligjshëm vendimi i të paditurës- Qeveria e Republikës së Kosovës, për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të 23 nëntorit 2022, duke e lënë kështu në fuqi vendimin e 12 shkurtit 2020. Kjo është bërë e ditur për […]

today13/11/2023

Aktualitet

Rriten çmimet, rëndohet për 3.3 % më shumë shporta e qytetarit

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 3,3% në muajin tetor 2023, krahasuar me periudhën e njejt të vitit të kaluar. Bazuar në të dhënat e ASK-së, kjo rritje  kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë […]

today13/11/2023

Aktualitet

Gërvalla merr pjesë në takimin me ministrat e BE’së: Sulmi i 24 shtatorit ndryshon gjithçka

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot do zhvillojnë takimin tradicional me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla- Schwarz. Ajo ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në Evropë. “Për Kosovën dhe rajonin, sulmi paramilitar nga Serbia më 24 shtator, ndryshon gjithçka dhe dëshmon urgjencën e përballjes […]

today13/11/2023

Aktualitet

Ish kryeministri britanik David Cameron emërohet sekretar i Jashtëm i Britanisë

Ish-kryeministri i Britanisë, David Cameron, është emëruar në postin e sekretarit të Jashtëm, pasi kryeministri britanik, Rishi Sunak, riformatoi Qeverinë. Cameron, 57 vjeç, që kishte qenë kryeministër nga 2010 deri më 2016, dha dorëheqje pas rezultatit të referendumit që çoi në largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Zyra e Sunakut tha më 13 nëntor se Mbreti Charles ka miratuar kërkesën që Cameronit t’i jepet ulëse në Dhomën e […]

today13/11/2023

Aktualitet

PSD: Asociacioni që e pranoi Kurti, e zhbën pavarësinë e Kosovës

Partie Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë, duke vendosur flamuj me hartën e “cunguar” të Kosovës duke paraqitur komuna që pritet të jenë pjesë e Asociacionit. Ata kanë ndërruar flamujt e shtetit të Kosovës me një flamur i cili në hartën e Kosovës ka të theksuara me ngjyrë të bardhë pjesët që sipas tyre i përfshin Asociacioni. Flamujt që aktivistët i hoqën, policia tentoi t’i marrë, mirëpo ata […]

today13/11/2023

Aktualitet

Kurti udhëton për në Spanjë, merr pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

Nga Parisi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023. I titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e […]

today10/11/2023

Aktualitet

Fli e turshi në ambasadën amerikane, Hovenier ndan fotografi nga “Darka e Lamës”

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka treguar se bashkë me stafin e ambasadës kanë shijuar flinë, turshitë dhe ushqime të tjera tradicionale kosovare në një darkë speciale diku ne hapësirat e Ambasadës. Hovenier shkruan se “Darka e Lamës”, është ngjarje e rëndësishme kulturore që feston frytet e punës së palodhur dhe se është kujtesë e madhe e pasurisë dhe diversitetit që ka Kosova për të ofruar. “Komuniteti ynë i Ambasadës shijoi […]

today09/11/2023

Aktualitet

KE publikon raportin e progresit për Kosovën, i kërkon më shumë kompromise në dialogun me Serbinë

Komisioni Europian ka publikuar gjetjet kyçe të Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2023. Në raport thuhet se Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje ende mban një shumicë solide në Kuvend dhe vazhdoi të shtyjë përpara me agjendën e saj ambicioze të reformës në BE, raporton Gazeta Express. “Megjithatë, mungesa e vazhdueshme e bashkëpunimit ndërpartiak dhe mosmarrëveshjet brenda shumicës rezultuan të ishin një sfidë për reformat. Përveç kësaj, anëtarët e Kuvendit të […]

today08/11/2023

Aktualitet

KMLDNj: Regjistrimi i veturave gratis për qytetarët e veriut, diskriminim në baza etnike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë që po vazhdon diskriminimi i qytetarëve kosovarë në baza etnike duke përmendur ofertën për regjistrim të veturave me targa RKS me lehtësime financiare vetëm për qytetarët e veriut të vendit. “MPB e Kosovës ditëve të fundit bombardoi qytetarët e vendit me SMS në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze me të cilin fton qytetarët që deri me datën 1.12.2023 […]

today07/11/2023