Stoltenberg sot për vizitë në Kosovë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të hënën do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë. Sipas njoftimit të NATO-s, Stoltenberg do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me komandantin e KFOR-it dhe do t’iu adresohet trupave. Stoltenberg do të takohet gjithashtu me drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, […]