Opozita lëshon mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, shkak Komisioni Hetimor
Deputetët e opozitës edhe sot kanë vazhduar debatin për Komisionin Hetimor, por këtë herë në Komisionin për Legjislacion, duke refuzuar kështu të marrin pjesë në procesin e votimit dhe të shqyrtimit të raportit me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Deputetët edhe pse të pranishëm në Komisionin për Legjislacion, kanë kundërshtuar të votojnë deri në themelimin e Komisionit Hetimor. […]