play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 248 of 272

Background

Aktualitet

Kongresmeni Torres kërkon drejtësi për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres vazhdon të jetë një nga miqtë më të zëshëm të Kosovës në Uashiongton. Kësaj radhe Torres ka kërkuar drejtësi për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. “27 Prilli është datë që shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, që nderon personat e pagjetur nga Lufta e Kosovës. Qëndroj krah popullit të Kosovës duke kërkuar drejtësi për të humburit dhe familjet e […]

today27/04/2022

Aktualitet

​Osmani e Kurti takojnë Blinken në funeralin e Albright në SHBA

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të martën kanë udhëtuar për në SHBA, për të marrë pjesë në funeralin e Madeleine Albright. Ndërkaq sot, gjatë ceremonisë, krerët e shtetit janë takuar me Sektetarin Amerikan, Antony Blinken. Albright ka vdekur në moshën 84-vjeçare më 23 mars të këtij viti. Ajo ishte sekretare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë. Ndërkaq vlerësohet për ndikimin e madh për të […]

today27/04/2022

Aktualitet

Në Ditën e të Zhdukurve të Kosovës ndriçohet ndërtesa e Qeverisë

Në shënim të Ditës së të Zhdukurve të Kosovës, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me numrin 1617, që është numri i personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë. “Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare të kërkojë pastrimin e ndërgjegjes dhe trupit të shteteve agresorë dhe gjenocidalë. Trupi i territorit […]

today27/04/2022

Aktualitet

PDK kërkon nga pozita të mos e bllokojë formimin e Komisionit Hetimor për energjinë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu -Kodra, ka kërkuar nga deputetët e pozitës që ta përkrahin në seancën e nesërme të Kuvendit themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për energjinë. Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, deputetja Deliu-Kodra ka thënë se bllokada që shumica parlamentare po ia bën formimit të këtij komisioni dëshmon se “diçka po fshihet në këtë proces”. “Në kohën kur çmimi i energjisë […]

today27/04/2022

Aktualitet

Haxhiu: Pas vettingut do të ketë veprime serioze në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se janë të përkushtuar për zbatimin e obligimeve në raport me agjendën evropiane.   Gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane, pa prezencën e deputetëve opozitarë, Haxhiu tha se nga 12 zotime që kanë pasur këtë vit, pesë prej tyre janë zbatuar deri tash.   Haxhiu tha se pas procesit të vettingut do të ketë veprime serioze në luftimin ndaj krimit dhe korrupsionit […]

today27/04/2022

Aktualitet

LDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj, thonë se pushteti për këtë arsye po e pengon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, i cili dyshohet se është implikuar në një skandal të madh financiar bashkë me kryetarin e Partisë së Lirisë në Slloveni, Robert Golob. Kështu deklaroi Shkëmb Manaj në një konferencë për media. “LDK sot kërkon dorëheqjen e ambasadorit Berishaj, dhe ai duhet të përballet me institucionet e drejtësisë”, ka thënë Manaj. Ai shtoi […]

today27/04/2022

Aktualitet

Paralajmëron SBAShK-u: Nëse s’ka vendim deri nesër nga Qeveria, fillojmë veprimet sindikale

Nëse deri të enjten (nesër) nuk do të ketë ndonjë veprim nga ana e Qeverisë Kurti do të fillojmë grevën. Kështu po paralajmëron kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj.   SBAShK kishte paralajmëruar grevë në të gjitha institucionet arsimore pas datës 20 prill. Por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur për shkak se Kurti sipas Jasharajt i ka ftuar në takim […]

today27/04/2022

Aktualitet

Ministri Murati: Rreth 26 mijë familje sot do ta marrin dyfishin e vlerës së socialit

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot rreth 26 mijë familje që janë në skemën e ndihmës sociale, do të marrin dyfishin e vlerës së socialit Dyfishimi i vlerës vjen pas miratimit të pakos mbështetëse, ku u vendos edhe për ndarjen e 100 eurove gjatë muajit prill, për punëtorët e sektorit privat, atij publik, studentët dhe pensionistët. “Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro […]

today27/04/2022

Aktualitet

Heshtje për sulmet ndaj policisë në veri

Autoritetet e Kosovës, deri më tani, nuk kanë njoftuar nëse kanë identifikuar ndonjë të dyshuar për sulmet e njëpasnjëshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. E marta e 26 prillit ka shënuar edhe një sulm ndaj policisë - të gjashtin të tillë që nga 13 prilli. Sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Zubin Potok - komunë me shumicë serbe - dhe dyshohet se është […]

today27/04/2022