play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2384 Results / Page 203 of 265

Background

Aktualitet

Kurti: Pagën minimale po e rrisim më shumë se çdoherë tjetër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë për qytetarët miratimin nga Kuvendi i Kosovës në lexim të parë Ligjin për rritjen e pagës minimale në 264 euro dhe lirimin nga tatimi i të ardhurave deri në shumën e pagës minimale. Kurti ka thënë se mbi 100 mijë punëtorë të sektorit privat përfitojnë rritje mbi 100%, respektivisht mbi 50% të pagës së tyre mujore, ndërkaq plot 380 […]

today14/06/2022

Aktualitet

Ministri i Jashtëm austriak: BE-ja të heq vizat për Kosovën, Moska mund të destabilizoj rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha fushat. Kryediplomati austriak, tutje u shpreh se situata në Ukrainë duhet të shërbej si thirrje që BE-ja të zgjohet dhe të trajtoj anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e saj. “Kemi marrëdhënie të shkëlqyer në gjitha […]

today14/06/2022

Aktualitet

Osmani kërkon nga Schallenberg që Austria të mbështesë heqjen e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e jashtëm të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg. Përmes një njoftimi për media u tha se në takim, presidentja Osmani ka diskutuar me ministrin Schallenberg për angazhimin e Kosovës në rrugën evropiane të saj. “Presidentja ka theksuar se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, ndaj sipas saj, i takon BE-së që ta mbajë premtimin në raport me popullin […]

today14/06/2022

Aktualitet

Votohet në parim projektligji për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin, i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale. Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht. Pas miratimit në parim të projektligjit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se projektligji për pagën minimale do t'i ndihmojë më shumë se 100 mijë punëtorë që paguhen nën 264 […]

today14/06/2022

Aktualitet

PE: Marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë të bazohet në njohjen reciproke

Parlamenti Evropian për herë të parë ka thënë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen reciproke”. Ky vlerësim u prezantua gjatë votimit për amendamentin në raportin përfundimtar për Serbinë në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit (AFET). Për këtë raport votuan 50 anëtarë të AFET-it, pesë ishin kundër dhe tre abstenuan. Krahas marrëdhënieve me Kosovën dhe sundimit të ligjit në vend, raporti i votuar […]

today14/06/2022

Aktualitet

AKK: 14 zyrtarë publikë nuk e kanë deklaruar pasurinë në vitin 2021

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar sot regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë për vitin 2021. Sipas njoftimit, nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publikë që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 prej tyre e kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor. AKK bën të ditur se 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 […]

today14/06/2022

Aktualitet

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian miraton Raportin për Kosovën – bëhet thirrje për heqjen e vizave

Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme do të diskutojë të martën raportet për Kosovën, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë, përfshirë edhe për qindra amandamente që janë propozuar për t’u përfshirë në këto raporte. Në draftin e raportit që e kishte prezantuar më parë raportuesja për Kosovën në këtë trup, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në […]

today14/06/2022

Aktualitet

Qeveria të enjten përballet me një tjetër protestë

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të enjten e 16 qershorit do të protestojnë para objektit të Parlamentit të Kosovës për t’iu kërkuar deputetëve të pushtetit që t’iu mundësojë tërheqjen e 30 për qind të mjeteve të Trustit, duke e votuar projektligjin. Por të vetëm në protestë s’do të jenë – do të ketë edhe sindikata të tjera. Kjo është konfirmuar nga Nexhat Lluminca, kryetar i Sindikatës së Re […]

today14/06/2022

Aktualitet

Vizita e presidentit të KE-së në Kosovë, bllokohen disa rrugë

Sot dhe nesër në Kosovë do të qëndroj për vizitë zyrtare Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, së bashku me një delegacion shoqërues. Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë. Siç njofton policia, transmeton Express, në kohën e ardhjes (pasdite) me 14 qershor, për […]

today14/06/2022

0%