play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Politikë

2442 Results / Page 204 of 272

Background

Aktualitet

​Mbledhja e dy qeverive, ndërpreritet përkohësisht trafiku në disa rrugë të Prishtinës

Sot në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverisë së Shqipërisë. Sipas Policisë, në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për […]

today20/06/2022

Aktualitet

Rama me ministra në Prishtinë për mbledhjen e dy qeverive, kjo është agjenda

Kryeministri Albin Kurti do ta presë sot homologun e tij shqiptar, Edi Rama. Qeveritë e të dyja vendeve do ta mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët në një kohë kur raportet mes krerëve nuk duken aspak të mira, raporton Gazeta Express. Ka kohë që paria në Prishtinë e Tiranë janë duke u sjellë ndaj njëra-tjetrës si fqinj të këqinj. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën për agjendën. Pritja dhe […]

today20/06/2022

Art & Kulturë

Sunny Hill në Prishtinë, Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës japin disa sqarime për lokacionin

Festivali “Sunny Hill” nuk do të largohet nga Prishtina. Kështu njoftuan Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës përmes një komunikate të lëshuar të hënën. Në datat e paralajmëruara që në fillim, “Sunny Hill” do të mbahet “në shtëpinë e vet”, në një lokacion që ende s’është bërë i ditur. “Institucionet qëndrore dhe lokale bashkarisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i […]

today20/06/2022

Aktualitet

Osmani kërkon mbështetjen e Polonisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau, me të cilin zhvilluan një diskutim të rëndësishëm për partneritetin në mes të Kosovës dhe Polonisë, si dhe për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe Evropë. “Potencova nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në […]

today17/06/2022

Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, BE-ja pret që tema e energjisë të finalizohet javën e ardhshme

Bashkimi Evropian pret që javën e ardhshme delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të finalizojnë temën e energjisë. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano. “BE-ja pret që palët të mbyllin çështjen e energjisë gjatë javës së ardhshme në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve”, tha ai përmes një deklarate me shkrim. BE-ja ka qenë e pranishme në takimin […]

today17/06/2022

Aktualitet

Pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së, Krasniqi thotë se do ta dërgojnë rastin në IPK

Partia Socialdemokrate (PSD), ka publikuar pamje nga arrestimi i kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj dhe të aktivistëve të tjerë nga Policia e Kosovës, të cilin e ka quajtur arrestim të dhunshëm. Sipas pamjeve të publikuara, gjatë arrestimit të një aktivisti, një polic me rroba civile ia vendos këmbën në qafë, dhe për këtë Frashër Krasniqi nga PSD në një konferencë për media tha se do ta dërgojnë rastin në […]

today17/06/2022

Aktualitet

Krerët e veteranëve e përfundojnë takimin me Kurtin: S’ka marrëveshje, i vazhdojmë protestat

Pas takimit që përfaqësuesit e OVL-UÇK-së zhvilluan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, tha se nuk është arritur të bien dakord për kërkesat e tyre. Për këtë, ai thotë se do të vazhdojnë edhe protestat e tyre deri në realizimin e këtyre kërkesave. Klinaku u shpreh se Kurti u ka premtuar që do t’ju dërgojë një […]

today17/06/2022

Aktualitet

Konjufca niset drejt Hagës: Jemi të brengosur për procesin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca udhëtoi drejt Hagës ku do të takojë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po qëndrojnë në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Para nisjes, ai i ka thënë KosovaPress-it se institucionet e vendit janë të brengosura me çka po ndodh atje ndërsa ka shtuar se qëllimi i kësaj vizite është të tregojë se po i përcjellin më vëmendje […]

today17/06/2022

Aktualitet

Dy orë takim, veteranët akoma në zyrën e Kurtit

Edhe pas dy orësh, nuk ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Express. Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë arritur rreth orës 9 në qeveri për t’u takuar me kryeministrin Kurti, ka raportuar Televizioni 7. Kurti dje, pas protestave, deklaroi në Kuvend se të premten do të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës për t’i takuar veteranët.

today17/06/2022