Oda Amerikane fton Kosovën të konsiderojë pjesëmarrjen në “Ballkanin e Hapur”
Duke njohur rëndësinë e koordinimit dhe integrimit ekonomik, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor përmes lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të konsiderojë në mënyrë serioze pjesëmarrjen në iniciativën në vijim për tregun e përbashkët rajonal. Përmes një komunikate për media, Oda Amerikane ka ritheksuar thirrjet e përfaqësuesve të administratës së Shteteve të Bashkuara […]