Kryeministri Kurti ftohet të dëshmojë nga Prokuroria Speciale
Kryeministri Albin Kurti është ftuar për dëshmi nga Prokuroria Speciale. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu. “Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. […]