Osmani takon kreun e diplomacisë holandeze, kërkon që liberalizimi të përmbyllet deri në dhjetor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëskryeministrin e Holandës, i cili mban edhe pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme, Wopke Hoekstra, shteti i të cilit është skeptik për liberalizimin e vizave për kosovarët. Osmani i ka kërkuar kryediplomatit holandez që Holanda bashkë me shtetet e tjera anëtare të BE-së të angazhohen që liberalizimi i vizave për Kosovën të marrë epilog gjatë presidencës çeke, raporton Express. “Temë qendrore […]