Qeveria miraton Projektligjin për Siguri Kibernetike
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka prezantuar në mbledhjen e qeverisë, Projektligjin për Siguri Kibernetike, i cili u miratua me shumicë votash nga kabineti qeveritar. Kryeministri Albin Kurti tha se me Projektligjin në fjalë do të themelohet edhe Agjencia për Siguri Kibernetike, raporton Gazeta Express. “Përmes këtij projektligji themelohet Agjencia për Siguri Kibernetike që do të jetë institucioni kyç për caktimin dhe zbatimin e masave për siguri kibernetike në Kosovë. […]