play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

2382 Results / Page 1 of 265

Background

Aktualitet

Vendimi i PZAP-it për Listën Serbe, KQZ do të presë afatet ligjore për ankesa

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. PZAP ka miratuar ankesën e Listës Serbe, derisa ka urdhëruar KQZ-në që t’i certifikoj kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet e parlamentare. Në vendimin e publikuar nga PZAP-ja, thuhet se njoftimi i KQZ-së për moscertifikimin është anuluar, duke u argumentuar se Lista Serbe ka […]

today26/12/2024

Politikë

Anulohet vendimi i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e subjektit politik Lista Serbe në lidhje me moscertifikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, 2025. Në vendimin e lëshuar nga PZAP-ja thuhet se është anuluar njoftimi i KQZ-së nën arsyetimin se Lista Serbe ka dorëzuar dokumentacionin në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe rregullat shoqëruese të KQZ-së. Gjithashtu thuhet se me votimin që […]

today25/12/2024

Aktualitet

Kosova ndan 1.1 milion euro për familjet shqiptare në Luginë

Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi dje një mbledhje elektronike, ku miratoi disa vendime të rëndësishme për mbështetje financiare dhe avancimin e disa sektorëve. Gjatë mbledhjes, u miratua Rregullorja për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive, e cila do të krijojë mundësi për financimin e projekteve dhe aktiviteteve të organizatave sportive në vend. Po ashtu, Qeveria ndau një shumë prej 1,108,529 Euro për të mbështetur të gjitha familjet […]

today25/12/2024

Politikë

Armenia nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, ka njoftuar se nga sot pasaporta e Republikës së Kosovës do të njihet zyrtarisht edhe nga shteti i Armenisë. Ahmeti ka thënë se Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike e zyrtare. “Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike […]

today20/12/2024

Politikë

Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku nuk është lejuar sot që të realizojë një vizitë zyrtare në Preshevë. Kjo për shkak se shteti serb e refuzoi këtë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani. Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë: Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit […]

today19/12/2024

Aktualitet

KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se përfshirja aktive e grave në politikë dhe zgjedhje është element kyç për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Në këtë frymë, KQZ me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, zhvilloi 10 tryeza tematike që theksuan rëndësinë e barazisë gjinore në proceset zgjedhore. “Tryezat, që u mbajtën në komuna të ndryshme të Kosovës, ishin pjesë e përgatitjeve për […]

today19/12/2024

Aktualitet

Qeveria e Kosovës i jep dritën jeshile themelimit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri

Qeveria e Kosovës ka miratuar themelimin e Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri, me qëllim “dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe të tjerëve në Kosovë”. Në një mbledhje të Qeverisë, të mbajtur të mërkurën, u tha se objektivi kryesor është “krijimi i një institucioni publik, përkujtues dhe prezantues të historive dhe përvojave nën pushtimin e Serbisë dhe të Jugosllavisë”. Kryeministri i Kosovës, […]

today18/12/2024

Aktualitet

Festat e fundvitit, nga 200 deri në 500 euro gjobë për ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor

Në prag të festave të fundvitit, qytetarë të shumtë e të moshave të ndryshme fillojnë me përdorimin e mjeteve piroteknike. Përveç frikës që shkaktojnë zhurmat e forta, përdorimi i këtyre mjeteve në vendet publike ka disa ndikime negative. Pikërisht për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ka njoftuar qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar deri më 26 dhjetor. […]

today17/12/2024

Aktualitet

Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë Speciale, shpreh gatishmërinë për t’u intervistuar në zyrën e tij

Kryeministri Albin Kurti ishte ftuar sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit lidhur me një çështje penale që po hetohet nga kjo prokurori. Kurti për shkak të angazhimeve të tija zyrtare jashtë vendit, nuk ishte i pranishëm sot në Prokurorinë Speciale. Megjithatë kryeministri ka shprehur gatishmërinë që ti pres prokurorët e rastit në zyrën e tij. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi […]

today16/12/2024

0%