play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Pjesa e dytë e “I am Georgina” publikohet më 24 mars në Netflix

today07/03/2023

Background
share close

Platforma televizive “Netflix” ka njoftuar se pjesa e dytë i “I am Georgina” për jetën e influencueses dhe partneres së Cristiano Ronaldos, do të ketë premierë botërore më 24 mars.

“I am Georgina 2” shënon rikthimin në ekran të modeles, nënës dhe biznesmenes, e cila këtë herë do të tregojë për jetën në Jaca, ku është rritur si fëmijë e deri në pjesëmarrjen në “Grammy Latine”.

Ajo po ashtu në këtë dokumentar do të trajtojë edhe lindjen e binjakëve dhe vdekjen e njërit prej tyre.

Në kopertinën e këtij dokumentari, Georgina shfaqet duke mbajtur në duar gjëra të ndryshme, e madje edhe një top futbolli.

“I am Georgina” është një reality shou i prodhuar nga Komodo Studio për Netflix dhe në sezonin e tij të parë, i publikuar në janar 2022, ishte ndër 10 programet më të ndjekura në 62 vende, me 80 milionë orë të ndjekura në 28 ditët e para.

Në edicionin e parë të shfaqjes, Georgina kishte folur më shumë rreth takimit të parë me Ronaldon, njohjes e po ashtu edhe për vitet e vështira që kanë kaluar së bashku.

Ajo ka qenë duke punuar në një dyqan të markës ‘Gucci’ kur u njoftua me yllin e futbollit dhe që nga aty kanë nisur shkëndijat e para të romancës së tyre. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%