play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Pishinat po mbushen me ujë të pijshëm, “KRU Prishtina” paralajmëron ndëshkime

today25/07/2023

Background
share close

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasur në një pishinë publike duke e mbushur me ujë të pijshëm.

Nga KRU Prishtina kanë paralajmëruar se do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit dhe se do të ketë ndëshkime maksimale për ata që keqpërdorin ujin e pijes.

“Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm. E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese. Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit. Ndëshkim maksimal!”, thuhet në njoftim.

Për nesër, KRU Prishtina ka paralajmëruar aksion te borxhlinjtë e mëdhenj dhe konsumatorët ilegal në Gracanicë.

“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët. Nesër 26 korrik 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi  aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Graçanicë”, thuhet në njoftim./GE/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%