Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Gjithçka tregon për një betejë ligjore mes këngëtares kolumbiane dhe futbollistit spanjoll, sepse, megjithëse ata nuk ishin martuar kurrë, ka shumë të ngjarë që mosmarrëveshjet e tyre në zgjedhjen e asaj që është më e mira për dy fëmijët, do t’i detyrojnë ata të shkojnë në gjykatë për t’i vendosur të drejtat dhe detyrimet ndërmjet tyre.
Milan dhe Sasha, të vegjëlit e lindur nga Shakira dhe Gerard Pique, tashmë janë me pushime në shkollë, ndaj, sipas Laura Fa – gazetares së Televisión Española-, dëshira e nënës së tyre është që t’i çojë në Miami, Florida, për të shijuar plazhin për dy muaj.
Me sa duket, fakti që Shakira ndihet vetëm e ka çuar atë në vendosmërinë për t’u larguar përkohësisht nga vendi, por për ta bërë këtë së bashku me fëmijët e saj është e nevojshme që Pique të nënshkruajë një dokument që i jep leje.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)