play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Peticion për pranimin e Kosovës në D-U-N-S – sistem unik identifikues numerik për biznese

today03/02/2023

Background
share close

Me iniciativën e Shkodran Ademit, ka nisur një peticion për pranimin e Kosovës në D-U-N-S Number.

Sistemi i Numërimit Universal të të Dhënave, ose siç njihet shkurt DUNS ose D-U-N-S është një sistem pronësor i zhvilluar dhe menaxhuar nga Dun&Bradstreet që cakton një identifikues numerik unik, të referuar si “numri DUNS” për një njësi të vetme biznesi. Ky sistem u prezantua në vitin 1963 për të mbështetur praktikën e raportimit të kredisë së D&B.

Shkodran Ademi, tregon se e ka nisur peticionin në internet, ku me anë të nënshkrimeve kërkon që Kosova të pranohet në këtë sistem ndërkombëtar universal, përcjell Telegrafi.

“Këtë peticion po e nis në emër të komunitetit të biznesit në Kosovë, vend të cilin e kanë njohur mbi 100 vende anembanë botës. Unë kërkoj ndihmën tuaj në regjistrimin e Kosovës si rajon dhe gjithashtu kërkoj thjeshtësimin e procesit të aplikimit për marrjen e D-U-N-S Number”, ka shkruar ai në kërkesën e tij.

Tutje ai shton se pavarësisht njohjes së Kosovës në skenën globale, procesi për marrjen e një numri D-U-N-S, i cili është vendimtar për shumë aktivitete të lidhura me biznesin, është “ende kompleks dhe kërkon kohë. Kjo po krijon barriera të panevojshme për bizneset dhe pengon rritjen e ekonomisë”.

“Duke e regjistruar Kosovën si rajon dhe duke thjeshtësuar procesion e aplikimit për D-U-N-S Numbers, bizneset do të mund që të kenë qasje më të lehtë tek burimet dhe mbështetja e cila iu nevojitet atyre për tu ngritur tutje dhe të kenë sukses më të madh. Kjo do të ketë një ndikim pozitiv në ekonominë lokale dhe do të krijojë më shumë mundësi për njerëzit që të hapin bizneset e tyre”, shkruan iniciuesi i peticionit.

Në fund, Ademi deklaron se “ne besojmë se ky ndryshim është i domosdoshëm dhe me respekt kërkojmë mbështetjen tuaj për ta bërë realitet pranimin e Kosovës”.

KËTU mund ta nënshkruani këtë peticion. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%