play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Pesë reaksione të padëshiruara që mund të ndodhin nëse konsumoni shumë shpesh vezë

today13/10/2023

Background
share close

Me kalimin e viteve, vezët konsideroheshin njëkohësisht si një ushqim i mirë, i plotë, por edhe një ushqim i keq që mund të nxisë zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Por, edhe pse shkenca tani duket se po thotë se vezët janë në të vërtetë të shëndetshme, ka ende disa efekte anësore që vezët mund të prodhojnë.

Vezët janë një ushqim me pak kalori, i mbushur me proteina dhe një sasi të lartë të yndyrave të pangopura, të cilat stimulojnë funksionin e trurit dhe mbështesin shëndetin e syve.

Preferohet të konsumoni afërsisht një porcion vezësh, pra një vezë të plotë ose të bardhë veze, në ditë. Sipas Sistemit Shëndetësor të Klinikës Mayo, shumica e njerëzve të shëndetshëm mund të hanë deri në shtatë vezë në javë pa ndikuar në shëndetin e zemrës.

Mund të jeni duke konsumuar shumë kolesterol
Edhe pse ekspertët besonin për vite se kolesteroli në të verdhat e vezëve kontribuonte drejtpërdrejt në rritjen e kolesterolit në gjak, tani duket se elementë të tjerë në dietë mund të jenë më me ndikim.

Megjithatë, vezët përmbajnë sasi të mëdha të kolesterolit – rreth 190 miligramë, që është më shumë se 60 për qind e 300 miligramëve të rekomanduara më parë si kufi ditor.

Mund ta rritni rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Shumica e ekspertëve thonë se një vezë në ditë nuk rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në fakt, një studim i madh me gjysmë milioni të rritur zbuloi se deri në një vezë në ditë, zvogëlon mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare.

Nga ana tjetër, sasitë më të mëdha të vezëve çdo mëngjes mund të jenë një histori tjetër. Një meta-analizë e madhe e vitit 2022 në revistën Circulation arriti në përfundimin se konsumi më i lartë ditor i vezëve dhe kolesteroli total dietik shoqëroheshin me një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekjes.

Mund të shtoni peshë
Nëse ushqimet tuaja të preferuara për t’u shërbyer me vezë përfshijnë ushqime si salsiçe yndyrore, biskota, petulla të ëmbla, mund të jetë shumë për trupin tuaj.

Për shëndet dhe peshë optimale, provoni shtesa më ushqyese në vezët tuaja, si spinaq i freskët, speca të prerë ose domate.

Mund ta rritni rrezikun për diabet
Është e mundur që ngrënia e sasive të mëdha të vezëve mund ta rritë rrezikun e një gjendjeje tjetër kronike. Në një studim të vitit 2009 në revistën Diabetes Care, njerëzit që hanin më shumë se shtatë vezë në javë kishin një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit të tipit 2, në krahasim me ata që hanin më pak vezë.

Megjithatë, studime të tjera kanë zbuluar se ngrënia e vezëve në fakt mund ta përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës te njerëzit me prediabet dhe diabet të tipit 2, dhe Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon vezët si një burim proteinash.

Mund të përfundoni duke ngrënë më shumë ushqime të padëshiruara
Përgatitja e vezëve nuk e ndryshon vlerën e tyre, por ajo me të cilën i përgatisni mund të jetë e dëmshme.

Shumë njerëz i fërgojnë vezët në gjalpë ose i shërbejnë me mish të përpunuar. Në këtë mënyrë, vezët mund të jenë një mjet për të konsumuar në mënyrë të pandërgjegjshme yndyrën e tepërt të ngopur, natriumin dhe kaloritë. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%