Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në të kaluarën, e qara konsiderohej një shenjë dobësie, por sot është e qartë se të lëshosh emocionet e tua është e shëndetshme
Hulumtimet tregojnë se gratë në Shtetet e Bashkuara qajnë mesatarisht 3.5 herë në muaj, ndërsa numri për burrat është pak më i ulët dhe arrin në 1.9 herë, sipas Harvard Health.
Shifra të ngjashme ka edhe për pjesën tjetër të botës dhe sipas të dhënave të YouGov, femrat e reja nga mosha 18 deri në 24-vjeç qajnë më shpesh. E qara në fakt ka përfitime të shumta shëndetësore dhe Medical News Today i rendit ato.
Stresi
Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarat mund t’i ndihmojnë njerëzit të pushojnë gjatë periudhave stresuese. Rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme dhe mund të duhen disa minuta para se trupi të fillojë të relaksohet. Sipas hulumtimeve, e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS), i cili kur aktivizohet, ka një efekt qetësues në tru.
Presioni i gjakut
Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në disa probleme serioze shëndetësore si goditje në tru, sulm në zemër, dështim të zemrës, çmenduri dhe madje edhe dështim të veshkave. Lajmi i mirë është se, sipas disa studimeve, e qara ul presionin e gjakut, qetëson ritmin e zemrës dhe e mban atë nën kontroll. Sigurisht, nëse keni probleme serioze dhe kronike me presionin, mos u mbështetni në të qarat, por kërkoni ndihmë mjekësore.
Akumulimi i papastërtive
Lotët që rrjedhin nga sytë tuaj kur qani mund të heqin papastërtitë, si tymi dhe pluhuri. Gjithashtu, kur qani, lotët lajnë përbërjet e padëshiruara që grumbullohen në trup për shkak të stresit, gjë që vërtetohet nga zbulimi i hormoneve të ndryshme të stresit në vetë lotët. Kjo heqje e komponimeve ndihmon në uljen e niveleve të stresit në trup, duke rezultuar në një humor më të mirë. Pra, nuk është për t’u habitur që shpesh mund të ndjeni peshën emocionale të hequr pas një të qare të mirë.
Luhatje humori
E qara mund të përmirësojë disponimin tuaj dhe në përgjithësi të ketë një efekt pozitiv në gjendjen tuaj mendore. Hulumtimet kanë treguar se përveç që ju qetëson, e qara çliron oksitocinë dhe endorfinë, të njohura si kimikate të lumtura që mund të përmirësojnë disponimin tuaj.
Dhimbjet
Kur keni dhimbje fizike, disa pika loti shpesh rrokullisen pa dashje. Në këtë mënyrë trupi redukton ndjesinë e dhimbjes. Ndërsa oksitocina dhe endorfina mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore, ato gjithashtu do të lehtësojnë dhimbjen. Gjithashtu do t’ju ndihmojë të bini më lehtë në gjumë, dhe pushimi cilësor është i nevojshëm për të eliminuar dhimbjen. /KP
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)