Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sot është bërë përurimi i rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Stanovc – hyrja e Vushtrrisë.
Në përurim ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili përurimin e quajti si të arritur të përbashkët, transmeton Telegrafi.
“Rruga Prishtinë -Mitrovicë po bëhet. Ka nisur në vitin 2009, e ka moshën pothuajse të pavarësisë së Kosovës. Është dashtë që të ndërrohet operatori ekonomik, në mënyre që të ecim përpara.
Unë falënderoj ministrin Liburn Aliu, zv.ministrin Hysen Durmishi, dhe gjithë stafin për punën që kanë bërë”, tha ai.
Kurti theksoi se “Për 10 muaj po e përurojmë në një gjatësi prej 5 km, ka ngelur edhe një pjesë shumë e rëndësishme, dhe cila do të kushtojë rreth 15 milionë euro”.
Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se rruga ka një rëndësi të veçantë.
“Në vitin 2023, ka filluar prokurorimi i kësaj rruge, në fund të shkurtit 2024 është nënshkruar kontrata, dhe tani po e përurojmë këtë segment. Pas një auditimi që kemi bërë, jemi detyruar me shkëput kontratën me operatorin e kaluar. Rruga ka një rëndësi të veçantë”, deklaroi Aliu./Telegrafi/c
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)