Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Aktorja e famshme hollivudiane, Scarlett Johansson ka zbuluar së fundmi se e kishte rishikuar karrierën e saj të aktrimit, pasi humbi dy role të mëdha.
Gjegjësisht, 38-vjeçarja ka deklaruar në një intervistë për Variety se ishte dekurajuar pasi u refuzua për një rol në filmin e Marvelit, “Iron Man 2” nga viti 2010 dhe më vonë në filmin fantastiko-shkencor “Gravity” në vitin 2013.
Scarlett Johansson zbulon se Joaquin Phoenix kishte ikur nga seti i filmit “Her” kur ajo po xhironte skenën e orgazmës
Lexo po ashtu
Scarlett Johansson zbulon se Joaquin Phoenix kishte ikur nga seti i filmit “Her” kur ajo po xhironte skenën e orgazmës
Fillimisht, roli në filmin “Iron Man 2” iu dha aktores Emily Blunt, por ajo u largua shpejt për shkak të konfliktit të orareve, kështu që Johansson ishte zgjedhja e dytë. Derisa rolin kryesor në “Gravity” e luajti Sandra Bullock.
“E doja shumë rolin. Ishte pika e fundit. Isha e zhgënjyer dhe e frustruar. Mendova se nuk po e bëja mirë punën time”, ka deklaruar Scarlett në lidhje me filmin “Gravity”.
Përveç kësaj, ajo u dekurajua nga rolet që i ishin ofruar gjatë asaj periudhe. Edhe pse më parë kishte nominim për Golden Globe për aktoren më të mirë në filmin “Lost in Translation” dhe çmime të tjera të shumta, ajo pohon se shumë regjisorë nuk e konsideronin si aktore serioze, por vetëm si një seks simbol. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)