play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Përdorimi i programit ChatGPT në institucionet e arsimit

today28/10/2023

Background
share close

Në më pak se një vit, programi i inteligjencës artificiale ChatGPT ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit përdorin dhe abuzojnë me këtë teknologji të re. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Karina Bafradzhian, ndërsa disa punonjës të arsimit janë kundër përdorimit të Inteligjencës Artificiale në klasat e mësimit, të tjerët e kanë mirëpritur atë.

Pasi kompania OpenAI bëri publik programin e inteligjencës artificiale ChatGPT në nëntor të vitit 2022, disa shkolla dhe universitete amerikane e bllokuan aplikacionin në pajisjet elektronike në pronësi të shkollave për të shmangur plagjiaturën. Disa shkolla të tjera, si ato në Distriktin e Pavarur Shkollor të Dallasit, po e përdorin këtë teknologji të re.

Disa profesorë gjithashtu thonë se nuk ka logjikë të luftohet përdorimi i kësaj teknologjie të re. Beata Jones, e cila jep mësim në Universitetin Kristian të Teksasit, po i trajnon studentët e saj që ta përdorin programin ChatGPT si një lloj partneri studimi inteligjent, por jo të besueshëm.

“Studentët mund të jenë krijues dhe të zgjidhin probleme më komplekse, sepse ata do të kenë një partner tek inteligjenca artificiale dhe mund të kenë qasje në njohuri të gjera. Sigurisht, ata duhet të kontrollojnë çdo gjë që marrin nga këto programe. Megjithatë, kjo u jep atyre një mundësi për të përdorur mendimin e tyre kritik”, thotë ajo.

Përpjekja për të kuptuar nëse studentët kanë përdorur programin ChatGPT për të bërë detyrat e shtëpisë mbetet një problem. Kompanitë që kanë krijuar programe për të diktuar plagjiaturën përmes inteligjencës artificiale, si Turnitin, thonë se ndërsa ato po bëjnë përparim në zbulimin e plagjiaturës, edhe mashtruesit po përmirësohen.

“Pra, në disa raste pas përdorimit të programit ChatGPT, mashtruesit përdorin një program tjetër para dorëzimit të një eseje tek mësuesi. Ky është një ndryshim tjetër që i behët tekstit për të shmangur zbulimin e plagjiaturës”, thotë Annie Chechitelli nga kompania Turnitin.

Profesorja Jones thotë se universitetet janë gjithashtu të shqetësuar nga vlerësimet e gabuara të programeve të plagjiaturës, duke i akuzuar studentët për përdorim të inteligjencës artificiale, kur në fakt, ata e kanë bërë vetë punën.

“Nuk mund të bëhen vlerësime absolute për plagjiaturën. Programet më të mira të zbulimi të plagjiaturës, të kryer me programe të inteligjencës artificiale pretendojnë se janë 99.6 për qind të saktë dhe të besueshëm. Megjithatë, nuk ka asnjë informacion në lidhje me vlerësimet e pasakta. Dhe kjo mund të njollosë vërtet marrëdhëniet mes studentëve dhe mësuesve. Kjo mund të dëmtojë reputacionin e studentëve të mirë”, thotë ajo.

Është e qartë se përdorimi i inteligjencës artificiale nuk do të ndërpritet dhe shumë institucione arsimore janë duke mbetur prapa.

Sipas një sondazhi të UNESCO-s, në të cilin morën pjesë 450 shkolla dhe universitete, vetëm dhjetë për qind e tyre kishin hartuar politika në lidhje me përdorimin e programeve të inteligjencës artificiale në institucionet e tyre. /VOA/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%