play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Për herë të parë në Kosovë organizohet gara ndërkombëtare në basketboll 3×3 Challenger

today17/06/2022

Background
share close

Për herë të parë në Kosovë dhe në rajon më 16 dhe 17 korrik do të organizohet gara ndërkombëtare në basketboll 3×3 Challenger, ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga vende të ndryshme të botës, dy ekipe nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

Për këtë ngjare është mbajtur konferencë për media, në të cilën kanë folur ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Drejtori i klubit 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku.

Ministri Çeku ka theksuar se është i lumtur që po shtohet numri i ngjarjeve ndërkombëtare në Kosovë, duke shtuar që organizime të tilla si kjo e 3×3 Challenger dëshmojnë që Kosova ka kapacitet për të organizuar ngjarje të mëdha.

Ndeshjet do të zhvillohen në Sheshin “Zahir Pajaziti” nga ora 15:00 deri në orën 23:00, ndërsa përveç basketbollit do të ketë edhe perfomanca nga artistë ndërkombëtarë dhe vendorë.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%