Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/09/2022
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, shpalosi para deputetëve raportin në detaje për gjashtë mujorin e këtij viti, duke sqaruar se mbi 3.4 milionë euro janë shpenzuar për paga dhe mëditje.
“Kategoria e Pagave në buxhetin gjashtëmujor është 3.401.375,91 euro dhe si të tilla janë të ndara në katër Programe: për anëtarët e Kuvendit janë shpenzuar 1.807.264,22 euro, nga Administrata e Kuvendit 1.072.677,71 euro, e nga stafi mbështetës politik 504.947,45 euro”, tha Krasniqi.
Deputeti i AAK, Pal Lekaj, pati kritika në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Ai tha se si është e mundur që buxheti për vitin paraprak nuk është shpenzuar në tërësi.“Nëse shkojmë te investimet kapitale e keni kërkuar buxhet për vitin e kaluar 500 mijë euro, ndërsa shpenzushmëria është 52 për qind. Pra nëse e shohim planifikimin për vitin pasues keni kërkuar buxhet 640 mijë euro”, tha Lekaj.“Nëse në vitin paraprak nuk e keni shpenzuar buxhetin në tërësi dhe në vitin e ardhshëm keni kërkuar buxhet më shumë, në çfarë jeni bazuar, a do ti rritni investimet apo në çfarë jeni bazuar”, pyeti tutje Lekaj.
Deputeti i PDK Ferat Shala, kërkoi një listë me emra të të punësuarve si këshilltarë dhe persona tjerë të angazhuar në këtë institucion.“Po kërkojmë që neve si komision të na ofrohet lista e këshilltarëve dhe personave tjerë ndihmës që ka kuvendi në përgjithësi. Listën e të gjitha këshilltarëve, duke përfshirë edhe ata të partive politike dhe për të sqaruar efikasitetin dhe për të parë sistemimin e tyre. Pra po kërkoj që të dimë se nga cilat linja buxhetore paguhen”, tha Shala.
Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, pyeti nëse janë zvogëluar shpenzimet e deputetëve pas marrjes së vendimit për moskompenzim të karburantit.Po Muja pati edhe një pyetje habitëse për sekretarin e Kuvendit. Nga ai, kërkoi të di se kush po shpif për të dhe kush po i plason lajmet e rrejshme në medie.Istret Azemi nga Kuvendi i Kosovës, pohoi se kanë rënë dukshëm shpenzimet për karburante, raporton EO.
“Po nëse nuk gaboj, pas marrjes së vendimit nga ana e kryetarit (Glauk Konjufca) prej prillit kur ka marrë vendim ka pasur ndikim goxha të madh në uljen e shpenzimeve për udhëtime të deputetëve. Kursimet që janë bërë nga këto janë goxha të mëdha”, tha ai.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)