play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Pas vizitës së Escobarit, Kurti i thërret liderët opozitarë në takim – Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen

today19/10/2022

Background
share close

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pranuar ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kurti në takim ka ftuar edhe liderët tjerë opozitarë.

Nga partia më e madhe opozitare, PDK, kanë thënë se përgjigja do të jepet në momentin që mësohen detajet e takimit.

“Kemi pranuar një e-mail nga Kabineti i Kryeministrit, nëpërmjet të cilit është ftuar kryetari i PDK-së Memli Kransiqi për takim të përbashkët me krerët e subjekteve opozitare dhe kryeministrin. Por, në këtë e-mail nuk është specifikuar tema dhe agjenda takimit. Pasi të marrim informacione të sakta nga Zyra e Kryeministrit për qëllimin dhe agjendën zyrtare të takimit, kryetari do të vendosë se a do të merr pjesë në këtë takim apo jo”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Komunikimit të PDK-së.

Kjo ftesë për liderët e opozitës, vjen pas takimit të Kurtit me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar.

Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë takim janë diskutuar shumë tema, si partneriteti ndërmjet dy vendeve, progresi dhe reformat në Kosovë, procesi i dialogut e shumë të tjera.

Escobar është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe krerët e partive opozitare këtë të mërkurë./Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%