play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Pas dy orësh përfundon takimi Lajçak-Kurti

today13/10/2022

Background
share close

Pas dy orësh ka përfunduar takimi mes ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti.

Pas takimit, nuk ka pasur adresim për media nga asnjëra palë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lajçak pas takimit me Kurtin, ka vazhduar takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Ky takim vjen pas një telefonate që të martën kryeministri Kurti mori nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Pjesë e kësaj bisede, Kurti tha se ishin marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevoja për intensifikimin e procesit të dialogut.

Blinken në po të njëjtën ditë ka telefonuar edhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të cilit ia ka bërë me dije se arritja e shpejtë e marrëveshjes me Kosovën është e domosdoshme.

Kryeministri Kurti javën e kaluar ka thënë se tani është më optimist sa i përket dialogut për marrëveshje me Serbinë, pasi është një qasje e re në agjendën e Brukselit.

“Jam optimist sa i përket dialogut në Bruksel sepse atje kemi krijuar qasjen e duhur dhe të drejtë, e kjo është kroniza e përgjithshme e marrëveshjes. Dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim krizash dhe të bëhet dialog për dialog, por dialog për marrëveshje. Tani jemi futur në një fazë të re që nga 18 gushti i këtij viti, sepse tema e parë në zyren e z. Borell ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes, pra dialogim për marrëveshje dhe do të diskutojmë për këtë marrëveshje”, ka theksuar Kurti. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%