Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një hidraulik duke punuar në një shkollë fillore në Virginia, SHBA bëri një zbulim të habitshëm: një kuti ushqimi “Heathcliff” e humbur nga një nxënës më shumë se 40 vite më parë.
Shkollat Publike të Qytetit Roanoke postuan në Facebook se një hidraulik, gjatë mirëmbajtjes në shkollën fillore Fairview, gjeti një kuti metalike ushqimi me imazhe të maces portokalli të njohur nga karikaturat.
Brenda saj kishte një termos që ende mbante aromë çokollate të nxehtë, një vizatim të këndshëm dhe një etiketë me emrin e nxënësit Tracy Drain, e cila duket se ka qenë në klasën e zonjës Curry, dhoma 30, shkruanin zyrtarët e distriktit.
“Kutia e ushqimit duket se është prodhuar në fillim të viteve 1980”, thuhet më tutje.
Postimi përfundimisht arriti te Tracy Drain, e cila humbi kutinë e saj të ushqimit gjatë vitit të katërt në vitin 1982.
“Mendoj se është e mahnitshme”, tha Drain për WDBJ-TV dhe shtoi se “nëse do të isha unë personi që do ta kishte gjetur, do ta kisha hedhur në eBay, dhe kush e gjen, e mban. Por, është shumë interesante ta shoh përsëri. Sa për kujtimin, nuk më kujtohet, por ka shkrimin e dorës së nënës sime, të cilin shumë e vlerësojë”. /Telegrafi
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)