play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Partitë opozitare kundër Projektligjit për pagën minimale: Po diskriminohen veteranët e luftës

today13/05/2022

Background
share close

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet për ngritjen e pagës minimale në vend, mirëpo për këtë projektligj nuk janë duke u pajtuar deputetët e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK.

Mërgim Lushtaku nga PDK tha se këtë projektligj nuk do ta votojnë pasi siç tha ai është shkelur përcaktimi i pagës minimale si në kategorinë e veteranëve të luftës dhe personat me aftësi të kufizuar.

“GP i PDK-së i ka shqyrtuar projektligjet që përcaktojnë shumën për lartësinë e pagës minimale. Këtë projektligj nuk do ta votojmë se shkel përcaktimin e pagës minimale, personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët e luftës. Ju si LVV, e dimë shumë mirë që keni harruar shumë me ardhjen në pushtet dhe keni harruar edhe dialogun social. Kjo që synon rritjen e pagës minimale (në esencë e mbështesim rritjen e pagës minimale), por duke e bërë me një dialog social. LVV synon që me rritjen e pagës minimale, të arrij targetin e vet e gjoja kemi rrit pagën minimale. Kurti ka premtuar se paga minimale do të jetë jo më e vogël se 350 euro dhe kjo është një shkelje tjetër e premtimit të tij. Si PDK e shohim që po bëhet një dëm i madh tek këto familje dhe nuk do ta votojmë këtë projektligj”, ka thënë Lushtaku.

Edhe Avdullah Hoti nga LDK ka thënë se ky projektligj për mënyrën se si është shkruar është njëra nga ligjet më të pakuptimta.

Hoti tha se kur vendoset paga minimale bëhet ruajtja e një kategorie të personave që marrin një pagë të ultë.

“Për mënyrën se si është shkru dhe është prezantu është njëra nga ligjet më të pakuptimta. Kur vendoset paga minimale vendoset ruajtja e një kategorie të personave që marrin një pagë të ultë, dhe janë kategoritë e caktuara të shoqërisë që i lidh me pagën minimale, kjo është praktikë ndërkombëtare për të ruajtur standardin e jetës”, tha ai.

Deputeti i LDK-së tha se mënyra se si është shkruar ky ligj nuk arrin qëllimin për barazi sociale.

Edhe Bekë Berisha nga AAK-ja tha se janë kundër këtij projektligji.

Berisha u shpreh se kategorinë e veteranëve të luftës në këtë projektligj e shohin shumë diskriminuese.

“Vetëm veteranët pensionin nuk e kanë si shpërblim por burim për ekzistencë. Dhe nëse e marrin këtë pension nuk kanë të drejtë të punojnë diku tjetër, e shohim si qasje diskriminuese. Të rregullohet ky nen që të jetë në proporcion me pagën minimale. Kjo kategori këtu në kuvend s’duhet të diskriminohet. Ne jemi kundër këtij projektligji”, tha deputeti Berisha. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%